Nga takimi me Këshillit Emërgjent, u ritheksua fakti se përgjatë ditës së sotme, janë shtuar dukshëm lëvizjet e qytetarëve në rrugë dhe në ambiente të ndryshme, lëvizje këto që nuk po i respektojnë aspak këshillat dhe instruksionet e IKSHP-së dhe institucioneve relevante.
Kjo natyrë e mosrespektimit të rregullave, bënë që të mos jemi të përgjegjshëm për atë të cilën po punojmë për çdo ditë, e me çdo kusht që të arrijmë rezultate finale. Kjo që është parë sot në rrugët tona, ka qenë vërtetë skandaloze! U bëjmë thirrje dhe përulje çdo njërit prej jush, ndërgjegjësohuni në këtë drejtim. Të jeni të vëmendshëm në atë që po e bëni. Miq, në vendet më të përparuara dhe me një zhvillim shëndetësorë të mirëfilltë, brenda ambienteve spitalore të tyre, nuk po gjinden vende nga pacientët e prekur me koronavirus. Mos e ndjellni edhe ju këtë situatë! Nuk kem mundësi ne si vend t’i përballojmë nëse na rritet kjo pandemi potencialisht në atë masë.
Andaj, për të mosardhur deri në këtë pikë, merrni mësim nga situata atje. Vazhdoni të qëndroni brenda shtëpive, pranë familjes, duke mos e rrezikuar veten tuaj dhe të tjerët. Përkujdesuni për të moshuarit. Edhe nëse dilni, furnizohuni me gjësende të nevojshme për disa ditë. Largohuni nga takimet familjare dhe shoqërore. Vazhdoni ta mbani higjienën tuaj, t’i pastroni duart sa më shpesh, të konsumoni ato vitaminat që rekomandojnë mjekët.
Miq, është një pandemi që nuk e dimë fundin e saj mos ta thërrasim më të keqën!
Bashkë ja dalim!