Fatkeqësisht lufta e secilit prej nesh me
Virusin Covid 19 akoma nuk ka mbaruar. Së fundi dëgjuam edhe për rastet e qytetarëve të fshatit Topanicë, të cilët rezultuan pozitiv, e në mesin e të cilëve edhe një foshnjë disa muajshe. Që të gjithëve i urojë shërim të shpejtë, duke uruar gjithashtu që numri i të infektuarëve të mos rritet
Fatmirësisht, lufta jonë ndaj kësaj pandemie globale, u bë më e lehtë fal intervenimit të shpejtë nga ana e Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK-së dhe organeve tjera kompetente shtetërore.
Ndërkohë, pavarësisht pandemisë, gjithandej botës sot po shënohet Dita Botërore e Autizmit. Sot dhe jo vetëm, të solidarizohemi me të gjithë ata fëmijë autistë dhe me familjet e tyre, që nuk e kanë aspak të lehtë sfidën e përballjes me këtë çrregullim.
Moto për këtë vit është,”The transition to adulthood”. Që nënkupton, që secili fëmijë i prekur nga autizmi, pret që kur të rritet të jetë i pranueshëm në jetën sociale, ekonomike dhe politike.
Prandaj, bashkë ta bëjmë të mundur këtë. JO diskriminimit. PO barazisë. Sepse ne jemi NJË, atëherë kur ndihmojmë dhe përkrahim njëri-tjetrin.