Kryetari Haziri, ka kujtuar sot mikun e tij i cili tri vite më parë u nda nga jeta shkruan Radio Star.
Sot janë bërë tri vite nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare në mërgim, Ilir Mustafa, ndërsa në këtë ditë e ka kujtuar miku i tij Haziri.
Postimi i plotë:
Tri vjet pa veprimtarin e madh, Ilir Mustafa, i cili ka qenë në gjendje t’i bëjë mbi 1 mijë kilometra në ditë për një takim 10 minutësh në Francë, Gjermani dhe nëpër Europë, vetëm për t’i njoftuar dhe sensibilizuar për çështjen e Kosovës. Ai nuk është frikësuar dhe nuk është ndalur asnjëherë në rezistencën e tij për liri, pavarësi e bashkim. Unë jam krenar që e kam njohur dhe kam bashkëpunuar me këtë veprimtar për më shumë se dy dekada.
Lavdi veprës së tij