Pas situatës së krijiuar në Komunën e Kamenicës, lidhur me konfirmimitet e rasteve me virusi SARS-CoV-2, janë rritur edhe kërkesat e qytetarëve për t’ju nënshtruar testeve.
Testimet bëhen sipas rregullave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ku në udhëzimet e tyre thuhet se, nëse keni këto shenja lajmërohuni në numrin e telefonit:03820080800.
-Nëse keni ardhur nga vendet e prekura me COVID-19,
-Nëse keni pasur kontakt me persona të dyshuar ose të prekur me COVID-19,
-Nëse keni simptoma si ethe, kollë dhe temperaturë.
Kontaktojeni numrin më lartë dhe stafi mjekësor do t’ju udhëzoj nëse keni nevoj t’i nënshtroheni testit.
Lusim të gjithë qytetarët që të mos krijojnë panik, dhe të tregojnë mirëkuptim.