Komuna e Gjilanit në ditën e 22-të të përballjes me pandeminë Covid-19, pas konsultave në Qendrën Operative Emergjente. ka vlerësuar se situata është nën kontrollë falë edhe bashkëpunimit të madh qytetarë dhe kujdestarisë strikte që janë duke dhënë të gjitha institucionet e shtëtit që nga mjekët, zjarrëfikësit, Policia e Shtetit, ekipit të gjerë ndër-institucional, në kuadër të QOE etj.
Është bërë e ditur se me datën 3 prill 2020, një qytetare e Gjilanit, me inicialet A.K., e cila ka ardhur nga Zvicra, është dërguar fillimisht në karantinë në qendrën e studentëve në Prishtinë e më vonë pasi ka dalur pozitiv në testin për Covid-19, është dërguar në Klinikën Infektive në Prishtinë dhe gjendja e saj, bazuar në raportet e mjekëve të kësaj klinike, është stabile por nën monitorim të vazhdueshëm.
Komuna e Gjilanit është në kontakt të vazhdueshëm me pacienten që po vazhdon të qëndroj në QKUK dhe familjen e saj në Gjilan, për të qenë në mbështetjen maksimale të tyre deri në tejkalimin e plotë të koronavirusit nga anëtarja e kësaj familje.
E prekura nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen e saj në Gjilan.
Numri i të prekurve në Gjilan me Covid-19 arrin në 16 raste, 3 prej të cilëve tashmë janë të shëruar.