Sot kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë nga koronavirusi në QKUK, raporton “Zëri.info”
Dy pacientë, njëri 59 dhe tjetri 70 vjeç, kanë ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit, bën të ditur përmes një njoftimi Klinika Infektive.
Në Kosovë deri tani janë konfirmuar 145 raste me koronavirus, 23 të shëruar dhe me dy viktimat sot numri i të vdekurve arrin në 3 persona.
Njoftimi i plotë:
Sot, më datën 06.04.2020, në Klinikën Infektive të QKUK-së dy pacientë me COVID-19 kanë përfunduar me vdekje.
Në orën 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinisë mashkull S.N., 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive më datën 04.04.2020, transferim nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rëndë, pa vetëdije.
Në orën 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femër, N.R., 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive më datën 02.04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica)