.
Nëse dielli sot po nxeh, ju mos u “azdisni” për të dalë nga karantina, sepse mund ta paguajmë shtrenjtë.
Dielli do t’jetë aty, do t’na ngrohë përsëri. Fundja, ai është i yni.
Rrini ashtu sic keni ndejtur deri më tani duke i respektuar në përpikëri masat e institucioneve tona shëndetësore.
Nëse jeni lodhur duke qëndruar të mbyllur në shtëpi, në karantinë, vazhdoni edhe pak. Dhe kur prap të mërziteni, qëndroni vetëm edhe paak…Kështu derisa një ditë, të gjithë të dalim dhe të festojmë së bashku “lirinë” tonë – triumfin mbi sëmundjen globale të shekullit – Covid 19.
Nëse ne kujdesemi për veten tonë, institicionet tona komunale dhe ato të shtetit, do ta kenë më lehtë të na ndihmojnë.
Solidarizohuni mes vete, me ata që kanë nevojë për ndihmën tuaj, të paktën t’i inkurajojmë për ditët e mira që do të vijnë.
E ajo ditë nuk vonon!
I juaji sinqerisht,
Shefik Surdulli (këshilltar Komunal, nga PDK Gjilan)