Qytetarë të dashur!
Ju lutemi ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe Familjet e Juaja!
Sot edhe dy raste fatale me COVID-19!
Ngushllime Familjeve!
Të nderuar familjarë të të moshuarve:
Ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!
Në Evropë kanë vdekur më shumë se 50.000 njerëz!
Në Prishtinë, po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes.
Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve!
Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!
Në Brezovicë e Prevallë janë mbledhur grumbuj të njerëzve!
Kjo është e rrezikshme!
Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju! Ju lutemi!
Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Europës, veni gishtin në kokë dhe mendoni. Mos pengoni ekipet e Institutit me pyetje të cilat i keni mësuar tashmë nga rekomandimet e Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Na ndihmoni ta kryejmë punën sublime dhe mundohuni të zbatoni secili detyrën e juaj duke ruajtur shëndetin tuaj. Ju kemi lënë të pushoni dhe jo secili të marr detyrën e epidemiologut duke pyetur detaje, duke u munduar të rikonstruktojnë çdo vatër infeksioni, duke u zhytur në kurreshtjen e njohjes së çdo procedure të hulumtimit.
Pushoni dhe vetëm pushoni që të na lini të punojmë!
Ju gjendeni në shtëpitë e juaja me familiar. Ne gjendemi në punë pa orar nga 15-20 orë! Për ju! E ju për ne:
JU LUTEMI QËNDRONI NË SHTËPI!