Bashkë me Drejtorin për Shëndetësi, Selami Xhemaili, vizituam Drejtorinë e Inspeksionit, udhëhequr nga Nevzad Rushiti. Këtu po bëhet një punë e madhe përsa i përket vlerësimit dhe kontrollit të gjendjes. U vlerësua se gjendja në përgjithësi është e mirë, dhe nuk ka ndonjë problem rreth menaxhimit dhe kontrollit të situatës nga ta. Ajo që po na shqetëson më tepër, janë grumbujt e njerëzve nëpër markete, pa e mbajtur distancën, dhe pa qenë të paisur me mjetet e parapara.
Ne i bëjmë apel të gjitha marketeve, që t’i përmbaheni rregullave strikt, të angazhoni staf shtesë, sepse informatat flasin për grumbuj të njerëzve nëpër markete, pa e respektuar fare distancën e paraparë. Ju lutem ta menaxhoni situatën, konform rregullave të dhëna, dhe të mos vie puna deri tek intervenimet e inspektoriatit të cilat nuk janë të mirëseardhura as nga ne, por që janë të detyrueshme.
Edhe ajo që është e obligueshme, të mirren masat nga të gjitha marketet, që së paku dy herë në muaj, t’i dezinfektojnë të gjitha hapësirat brenda marketeve, dhe paisjeve që i përbëjnë marketet, shportat, karrocat, e sidomos pjesën e hapësirave ku punojnë arkat. Kjo është e domosdoshme, dhe është në interes të mbrojtjes së punëtorëve të cilët punojnë në ato markete, dhe të qytetarëve të cilët i frekuentojnë për shërbime të mallrave. Falënderojmë Drejtorin e Inspektoriatit, Nevzad Rushiti, me të gjithë stafin e inspektoriatit, për angazhimin e pakompromis, në drejtim të punës dhe menaxhimit me situatën pandemike.
Vetëm të bashkuar, duke respektuar të gjitha instruksionet e parapara, mund ta tejkalojmë këtë situatë të trishtë me të cilën po kalon vendi ynë.
#bashkeiadalim