Kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti, nesër do të vizitojë Gjilanin, gjatë kësaj vizite ai do të takohet me kryetarin e komunës, Lutfi Haziri, takimi pritet të mbahet nga ora 09:00 e mëngjesit në Shtabin Emergjent në Gjilan, tek kampusi i shkollave të mesme shkruan Radio Star.
Kurti gjatë këtij takimi do të vizitoj shtabin emergjentë të Gjilanit dhe do të njoftohet nga afër rreth gjendjes momentale, ku dhe qyteti i Gjilanit është i prekur nga virusi Covid-19.
Në qytetin e Gjilanit janë të prekur 15 persona nga coronavirus, ka më shumë së një javë që gjendja është stabile dhe nuk janë regjistruar raste të reja./RADIOSTAR/