Në Kosovë sot ka mbërritur kontingjenti i parë i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, të cilat janë donacion i Republikës së Turqisë.
Me këtë rast, Ministri i Shëndetësisë Arbren Vitia derisa u shpreh falenderues për këto donacione kërkoi nga qytetarët që të mos rrinë të relaksuar në tre javët e ardhshme pasi që sipas tij, ato janë vendimtare për gjendjen sa i përket koronavirusit.
“Kërkojë nga qytetarë që në këto tre javët e ardhshme në këtë motë të mirë të mos relaksohen sepsejanë tre javët vendimatre. Sipas ekspertëve nga muaji maj do të fillojë ulja e rasteve ashtu sicc kanë paralajmëruar në gjitthë botën. Të dalim faqebardh me sa më pak viktima dhe dëme’, shtoi ai./Zëri/