Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një postimi, ju ka bërë thirrje bizneseve që ta respektojnë distancën, ai shtoi se në javën e fundit në Gjilan, janë futur disa emigrant nga Siria dhe Iraku.
Postimi i plotë:
#Dita28. Në Ditën e Kushtetutës dhe në 21-vjetorin e shkuljes së gurit ndarës të shqiptarëve – Betejes së lavdishme të Kosharës, ne i kemi bërë vlerësimet e hershme të përballjes me pandeminë dhe ruajtjen e shëndetit publik.
Është thirrje e përbashkët për bizneset që ta respektojnë distancën. Mos jep e as mos merr shërbime pa masa mbrotjëse. Në të kundërtën, detyrohemi t’i mbyllim ato biznese që nuk respektojnë masat kundër #Covid19.
Faleminderit, në veçanti, bashkatdhetarëve kudo që janë për hapjen e kuletës së tyre në ndihmë për familjet gjilanase. Gjenerata e tretë po shkojnë në rrugën e prindërve të tyre me solidaritet, siç janë rastet e ditëve të fundit. Ne do të vazhdojmë t’i trajtojmë të gjitha rastet në nevojë në mënyrë të barabartë.
Ndërkohë, në javën e fundit kemi pasur emigrantë nga Iraku e Siria. I lus të gjithë që t’i trajtojnë si njerëz dhe të mos frikësohen.
#ruajeveten #ruaniprindërit #ruanigjyshërit #ruanifëmijët #ruajefamiljen #ruajelagjen #ruajeqytetin