Me një investim prej 600.000, Stacioni i Autobusëve në Gjilan, do të jetë më moderni në rajon me të gjitha kushtet. Lajmi është dhënë sot nga kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri pas takimit me stafin e ndërmarrjes publike lokale “Stacioni Autobusëve”, shkruan Radio Star.
Përmes një postimi në facebook, Drejtori i Stacionit të Autobusëve, Avni Hajrullahu, ka prezantuar projektin e ri i cili do të jetë model për rajonin.
Postimi i plotë:
Edhe pse në kohë pandemie dhe njëherit duke respektuar t’gjitha instruksionet dhe masat e qeverisë si ato të nivelit lokal dhe qëndror për mbrojte dhe parandlim nga pandemia COVID-19, Komuna e Gjilanit dhe kryetari Lutfi Haziri nuk ndalojnë projektet për zhvillim të qytetit.
Stacioni Autobusëve në Gjlian po modernizohet!