Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar 13 persona, të cilët nuk kanë respektuar masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar për Radio Star, se 13 persona janë arrestuar, kurse 8 raste janë të ndara./RadioStar/