Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, përmes një postimi në facbook, ka thënë se një lajm i tmerrshëm dhe fatkeq, prishi qetesinë e familjes Huruglica.
Postimi i plotë:
I trishtë lajmi për vdekjen e parakohshmë në aksident motorrik të Debatik Dritëro Huruglica. Një lajm i tmerrshëm dhe fatkeq, qe sikurse shkreptima e natës kur vjen, prishi qetesinë e familjes Huruglica, miqve, atyre qe e kanë njohur dhe të gjithë qytetarëve! Një humbje jashtëzakonisht e rëndë për familjen, miqtë, shoqërinë dhe për të gjithë qytetin tonë!
Lutjet shkojnë për shpirtin e Tikit që të prehet në paqe dhe për familjen që Zoti t’i japi forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre!