Lajmi më i mirë i ditës është se nga analizat e fundit të dhëna nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, të prekurit nga Vrapqiqi, janë në shërim të plotë. Nga rezultati i të prekurve, 99% të analizave të tyre, janë dalur negativ. Kjo po na bënë edhe më të vullnetshëm në luftën e përbashkët që po e bëjmë. Po shkojmë nga Vrapqiqi, i cili u konsiderua si një vatër e rrezikshme, në bazë të udhëzimeve dhe rekomandimeve të plota, këta të prekur po shkojnë drejtë shërimit të drejtpërdrejtë. Ne u jemi falënderues banorëve të Vrapqiqit, për udhëzimet dhe rekomandimet e pranuara, dhe, kjo është dëshmia më e mirë që karantinimi është e vetmja shpresë për ta tejkaluar këtë pandemi. U jem mirënjohës edhe Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike dhe Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik, Spitalin Regjional dhe QKMF-në në Gjilan, për profesionalizim e treguar dhe falë punës së tyre ka arritur të lokalizohet dhe të vihet nën kontrollin e plotë të përkujdesjes. Poashtu, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ismajli, me rastin e vdekjes së familjarit të tyre nga kjo pandemi, dhe e lusim Zotin e madhë që të jetë rasti i fundit i shënuar nga pandemia COVID19. Vazhdoni ndjekjen e rekomandimeve të dala nga IKSHP-ja dhe nga organet gjegjëse. Vrapqiqi, shembulli më i mirë që duhet ndjekur! Falemnderit të gjithëve për angazhimin!
Ismajli: Lajmi më i mirë i ditës, të prekurit nga fshati Vrapqiqi me coronavirus, rezultojnë negtiv
Ndani këtë artikull