Të gjitha testet për banorët e fshatit komunës së Gjilanit kanë dale negative në mbrëmjen e së premtes. E këtij lajmi i janë gëzuar zyrtarët komunal të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për tu angazhuar edhe më shumë që situata t’i kthehet normalitetit.
Nënkryetari i komunës, Arbër Ismajli ka pasur një takim me përfaqësues të disa institucioneve, që po e mbikëqyrin situatën emergjente të krijuar në vend, ku ka shprehur zotimin e tij dhe institucioneve përgjegjëse për tejkalimin e kësaj situate.
Bashkë me Drejtorin për Shëndetësi, Selami Xhemaili, kemi mbajtur takimin e rradhës me përfaqësuesit nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, me Shëndetësinë Primare, Policinë e Kosovës, dhe ekipin komunal për menaxhimin e emërgjencave. Nga ky takim u vlerësua se gjendja përgjithësisht është e qetë dhe nuk kem asnjë rast të ri tjetër të evidentuar.
Lajmi më i mirë i natës së mbrëmshme është se nga të gjitha analizat e ritestuara në Vrapqiq, të gjitha kanë rezultuar me rezultat negativ. Kjo na bënë edhe më të përkushtuar në avansimin e kauzës sonë të përbashkët, për tejkalim të kësaj situate. Ne do të vazhdojmë ndjekjen e rregullave dhe instruksioneve të dala nga IKSHP-ja, Ministria e Shëndetësisë dhe autoritetet lokale. Vazhdoni të qëndroni të vetë-izoluar, sepse është e vetmja formë për ta tejkaluar këtë pandemi.
Gjithashtu, edhe në emër të ekipit të Qendrës Operative Emërgjente, iu shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Huruglica, për humjen e jetës së djalit të tyre, Debatik Huruglica. E lusim Zotin që të jetë rasti i fundit i një tragjedie të tillë komunikacioni, i cili na bëri të pikëlluar dhe me zemra të thyer të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit.
#bashkeiadalim