Në qytetin e Gjilanit janë iniciuar raste të reja të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë dhe, në dy raste të ndara, janë arrestuar pesë persona.
Raporti policor:
• Rruga e Prishtinës, Gjilan 09.04.202023:45.
Është raportuar se katër të dyshuar meshkuj kosovarë, janë takuar duke lëvizur pa ndonjë arsye në kohën kur është e ndaluar lëvizja e lirë. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
• Bulevardi Ibrahim Rugova, Gjilan 10.04.2020-21:10.
Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është takuar duke lëvizur këmbë në rrugë pa ndonjë arsye duke mos respektuar masat e ndërmarra për mbrojtje nga epidemia. I njëjti është intervistuare dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.