Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, po tregon vendosmëri dhe përkushtim të madhë për t’i dalë në ndihmë bashkëqytetarëve, bizneseve, dhe fermerëve. Ai vazhdimisht po angazhohet në terren. Puna e tij po shihet edhe nga postimet e njëpasnjëshme të tij. Ai, si asnjëherë më parë, po e tregon përkushtimin ndaj qytetarëve, dhe veçanërisht, arritjen e rezultateve menaxhuese ndaj pandemisë. Aktiviteti i tij në terren, i shprehur edhe në rrjete sociale, dëshmon që nga 16 marsi, ka mbi 200 takime në çdo cep të komunës. Së fundmi, ai po i mbështet edhe blegtorët me donacione, për ta përballuar sa më lehtë situatën pandemike.
Ja edhe postimi i tijë i plotë nga vizita e fundit në Sllakoc të Ulët dhe Kishnapole:
Së bashku me Drejtorin për Shëndetësi, Selami Xhemaili, ishim për vizitë në fermerët e kësaj ane, në Sllakoc të Ulët dhe Kishnapole. Në vazhdën e aktiviteteve tona të përbashkëta për t’iu dalë në ndihmë edhe kësaj kategorie, takuam fermerë, dhe pamë për së afërmi gjendjen e vështirësuar ekonomike të tyre për operim në këtë kohë.
Ne iu premtuam mbështetje me ushqim për kafshët të cilat i kultivojnë dhe i mbajnë, si dhe, me paisje tjera të nevojshme për ta tejkaluar sa më lehtë situatën pandemike. Subvencionimi për ta do të mundësojë operimin e tyre në treg. Blegtorët dhe fermerët, janë më meritorët për mbajtjen gjallë të ekonomisë dhe tregtisë së vendit.
Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me këta fermerë edhe në të ardhmen, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të fermerëve në këtë rajon dhe rritjes së mbështetjes për banorët e kësaj ane. Këta fermerë tanimë do ta kenë më të lehtë operimin e veprimtarisë së tyre, sidomos, në këtë kohë pandemie.
Përgjegjësia dhe kujdesi për ta, është edhe kujdes për veten tonë. Blegtorët janë kategori e vetëpunësuar, ku e zhvillojnë aktivitetin e tyre me krahun e vet të punës, dhe më shumë se kurrë, tanimë, kanë nevojë edhe për mbështetjen tonë.
#bashkeiadalim