Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, sot ka mbajtur një konferencë për media, ku ka treguar se masa e qeverisë do të jetë e njejtë dhe nga e marta do të merren masa tjera
Haziri po ashtu ka thënë se ditëve në vijim do ta vendos planin e zonës 06 për Anamoravë në bashkëpunim me policinë regjionale dhe policinë e Komunës së Gjilanit në mënyrē që mos të lejohen hyrje-dalje e askujt prej zonave të karantinuara siq është Komuna Prishtinës,Vitisë dhe Ferizaj në pjesën tonë.
Ai ka njoftuar qytetarët e Gjilanit, të cilët gjenden në vendet e karantinuara më së largu të kthehen sot deri në orën 17:00.
Haziri bën lutje që qytetarët ti përmbahen rregullave sepse nuk ka tolerancë për ata që i thyen rregullat, do të merren masa të menjehershme nga policia e shtetit dhe nga prokuroria./RadioStar/