Sot janë konfirmuar edhe 79 raste të reja me koronavirus, derisa 3 persona të infektuar, janë nga qytetin e Gjilanit.
Nënkryetari Ismajli ka thënë se pas tri rasteve të cilat janë konfirmuar në qytetin e Gjilanit, jemi në fazën e vlersimit të karantinimit të qytetit, nesër në ora 10:00 kemi takimin e mëngjesit me të gjitha institucionet lokale dhe qëndrore për ta bërë edhe një herë një vlersim tjetër shkruan Radio Star.
Ismajli tregon se personat të cilët kanë dalur sot pozitivë janë të njohura, dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me pjesën e familjarëve të tyre dhe shpresojmë shumë që nesër do të kemi listën B, siç e quajmë ne listën e kontaktit të këtyre tre personave.
Ismajli thotë se nesër pas takimit që kem, do të vendoset se a do të futet Gjilani në Karantinim.
Nënkryetari Ismajli apelon qytetarë e Gjilanit, të qëndrojnë në shtëpi dhe mos të dalin jashtë shtëpisë tyre pa pasur nevojë, jemi në fazën më kritike të përhapjes pandemis të virusit COVID-19, ju lutëm shumë qëndroni në shtëpi dhe ne ta bëjmë punën ashtu siç dim ne si institucione lokale por profesionistët e mjeksisë./RadioStar/