Fshati Ramjan i Komunës së Vitisë, nuk i ka shpëtuar prekjes nga pandemia e koronavirusit.
Në këtë vend 7 banorë, janë infektuar nga koronavirusi, të cilët kanë dal pozitivë me COVID-19.
Lajmi është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, raporton Plus Tv.
Drejtoresha e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollva Kadolli, tha se personat kanë dalë pozitiv me coronavirus pas testimeve të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Ajo tha se të gjithë janë raste kontakti pasi disa të infektuar, janë punëtorë në campin Bondsteel dhe familjarë të tyre.
Kurse, Drejtori i Shëndetësisë në Viti, Basri Aliu, tha se dyshojnë se të infektuarit e parë në kampin e KFOR-it “Bondsteel”, kishin pasur kontakte me një burrë nga fshati Sazli (punëtor po ashtu), e që pas vdekjes së tij, doli pozitivë me koronavirus.
Virusi, sipas Aliut, është përhapur në familjet e tyre.
Gjithsej numri total i të prekurve me coronavirus në Viti është rreth 18 persona. Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars në Viti. Në Kosovë janë regjistruar të dielën edhe 79 raste të reja me koronavirus, që është numri më i lartë i regjistruar në 24 orë. /Plus Tv/