Prokuroria në Gjilan, ka paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve XH.M. dhe B.S., për shkak të dyshimit të bazuar se më 12 prill 2020, në një lokal në Gjilan, në mënyrë të paautorizuar kanë poseduar substancë narkotike të llojit ‘’Marihuanë’’, në peshë prej 39.3 gram, e cila është sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor.
Me këto veprime të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, nga neni 269 të KPRK-së.
Prokuroria në Gjilan kërkon paraburgim për dy të dyshuar për posedim të substancave narkotike
Ndani këtë artikull