Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka prezantuar Pakon Emergjente për t’i ndihmuar ata që janë prekur ekonomikisht nga situata me kroonavirusin, shkruan Gazeta Metro.
Sipas tij, kjo pako është prezantuar që t’u vihet nëdihmë shtresave më të varfra e më pas edhe bizneseve.
“Së pari të ofrojë ndihmë financiare për shtresat më të varfra, së dytë ti ndihmojë bizneset që të sigurohet një pagë minimale për punëtorët, së treti të sigurojmë linguitet, të stimulohen punëtorët që janë më së shumti të ekspozuar me covid”, ka thënë në këtë konferencë Kurti.
Disa prej masave të prezantuara nga Kurti:
Pagesa shtesë 30 euro në muaj,
Mbështetje financiare për kompanitë dhe mbulimi i shpenzimeve për pagat, subvencioni i qersë prej 50 përqind
Sigurimi mbështetjes shtesë për komunat e Kosovës prej 10 milionë euro.
Sigurimi i shtesës pagë për punëtorët esencial, pagesë shtesë prej 100 eruo për furrtarët dhe marketet.
Pagesë prej 100 euro për njerëzit që hupin vendin e punës dhe kjo mas është për dy muaj
Mbulim i qirasë për bizneset.