Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një personit, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’.
Kërkesa është paraqitur ndaj të dyshuarit A.A., pasi dyshohet se më 12 prill 2020, në Gjilan, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, ashtu që për shkak të një mosmarrëveshje verbale, në prezencë të fëmiut të tyre 3 vjeçar, i njëjti e godet me shuplaka dhe grushta të dëmtuarën M.A., në kokë, fytyrë dhe pjesë të ndryshme të trupit.
Në këtë mënyrë, i dyshuari A.A., dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, nga neni 248 të KPRK-së.
Dhunë në familje, Prokuroria e Gjilanit kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit
Ndani këtë artikull