Nga ora 06:00 e mëngjesi komuna e Gjilanit ka nisur e zbatimin e masave për kufizimin lëvizjes së qytetarëve bazuar në numrin e parafundit të letërnjoftimit, masë kjo e cila ka hyrë në fuqi nga sot.
Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri në një intervistë për KosovaPress ka thënë se me qëllim të respektimit në mënyrë sa më të mirë të kësaj mase përgatitjet finale i kanë bërë qysh dje.
Haziri tha se sot po ballafaqohen kryesisht me sqarime dhe udhëzime për mënyrën e nxjerrjes së lejeve për qarkullim bazuar në këtë pako të këtyre masave.
“Brenda Gjilanit janë zbatuar të gjitha masat prej orës 06:00 të mëngjesit, gjithçka është në funksion jemi duke u ballafaquar sot kryesisht me sqarime, udhëzime për mënyrën e nxjerrjes së lejeve sipas të drejtës në pako. Por në përgjithësi nuk ka probleme është duke u zbatuar në mënyrë strikte dhe natyrisht gjetjet që do dalin si pengesa nga këto masa të pakos së re ne do i adresojmë tek ministria e Shëndetësisë që t’i zgjedhim bashkërisht. Sigurisht që sot gjatë ditës kemi dy tri gjetje të reja që mund t’i zgjidhim bashkërisht më vonë“, u shpreh Haziri.
Lutfi Haziri i cili është edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se nuk është koha të gjendet fajtori por duhet zbatohen këto masa. Dhe se diskutimi se a duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme apo jo duhet të zgjidhet nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.
“Ka munguar një komunikim i drejtpërdrejtë para fillimisht të pakos, para paralajmërimit final sepse ne kryetarët e komunave kemi qenë në pritje në fakt në pritje të shtrëngimit të masave sepse ka qenë edhe kërkesë e jona. Ne kemi kërkuar që karantinimi të mos ndodh pasi të pëlset infektimi në zona të caktuara, duhen masa parandaluese, preventiva është më e mirë sesa të reagojmë në gjendjen pasi që të kemi numër të madh të infektuarve. Por unë besoj që është përballuar….Tashmë nuk është koha me vajtua, dhe nuk është koha me gjet fajtorin është koha me zbatua të gjitha këto masa. Tani diskutimi politik se a janë mjete të gjendjes së jashtëzakonshme se a duhet me u shpall gjendje e jashtëzakonshme a duhet me e rrit rolin e Kuvendit të Republikës janë çështje që duhet me u zgjidh në nivel të Republikës, ku Qeveria, Kuvendi në veçanti duhet me gjet një rrugë e cila nuk lejon telashet me zbrit në komunitet me zbrit në lagje, në fshatra dhe aq më shumë tek rastet kur kemi të infektuar”, thotë kreu i Gjilanit.
Me pakon e re të masave që kanë hyrë sot në fuqi, i pari i Gjilanit thotë se kanë hasur disa telashe po që presin që do i zgjidhin në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë.
“Njëra prej problemeve që e kemi është ndalimi në punim ndërtim të ulët që përfshinë rrugët kanalizimet dhe problemet e infrastrukturës ne jemi në pjesën e planifikimit për zbatim të detyrave sepse lidhet ngushtë me higjienë publike me pastërti publike dhe natyrisht ndërhyrja me punime të vogla na e rregullon dhe na krijon ambient më të sigurt për parandalim sepse duhet me i largua deponitë…Dalja e bujqve nëpër ara është zgjedhur si problem ne po lëshojmë leje”, theksoi ai.
Derisa në komunën e Gjilanit 24 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID19, prej tyre 14 plotësisht të shà «ruar dhe 3 janë pjesërisht të shëruar. Haziri thotë se të gjitha këto raste janë raste kontakti.
Deri tani në Kosovë me COVID19 pozitiv kanë rezultuar 387 persona, 66 prej tyre janë shëruar dhe 9 persona kanë vdekur.