Nga sot në ora 06:00 e mëngjesit, ka hyrë në fuqi vendimi i ri i qeverisë lidhur me masat e qarkullimit të njerëzve në komunat e karantinuara dhe në ato të rrezikuara nga përhapja e koronavirusit
Qytetarët do të kenë mundësi të lëvizin vetëm një orë e gjysëm gjatë ditës, e cila përcaktohet sipas numrit të parafundit të leternjoftimit.
Por ky orar do të ndryshojë çdo tre ditë dhe në bazë të numrit të leternjoftimit ju do të lëvizni në një orar ndryshe pas çdo tre dite, shkruan Zëri.info
Në aneksin e publikuar sonte shihet se intervalet kohore të lëvizjes në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit për secilin qytetar do të ndryshojnë çdo tre ditë, si në foton e mëposhtme: