Në bazë të vendimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë është kufizuar orari i qarkullimit të qytetarëve prej vetëm 1 orë e 30 minuta në ditë. Rrjedhimisht, me këtë vendim janë shfaqur shumë pakjartësi në publik, për mënyrën e kufizimit, orarin, dhe veçanërisht, për moskuptimin e plotë të mundësisë së marrjes së lejës së qarkullimit. Dua të ua bëjë të kjartë, se qarkullimi në bazë të vendimit të tyre, bëhet vetëm 1 orë e 30 minuta në ditë, në bazë të orarit të publikuar, referuar numrit të parafundit të numrit tuaj personal. Rotacioni i ndryshimi të këtij orari bëhet çdo katër ditë, andaj, të jeni të kujdesshëm në respektimin e plotë të tij.
Tjetra, referuar vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, për kufizimin e orarit të qarkullimit, menjëherë ka pësuar vendimi tjetër nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike. Ky njoftim thekson dhe specifikon listën dhe klasifikimin e veprimtarive ekonomike të cilave ju lejohet qarkullimi.
Veprimtarive ekonomike të cilave ju lejohet qarkullimi mund t’i gjeni në këtë link:
https://docs.google.com/spreadsheets/d/1sW5kdwZnBXH3b9fo8SS2oHIs_jps_Mx1ceEQHoZTWmk/htmlview#gid=1618767525
Ndërsa, ky qarkullim i lirë i bizneseve dhe punonjësve mundësohet dhe lehtësohet nga ATK-ja, përkatësisht, përmes sistemit EDI. Me dokument konfirmimi nga ATK EDI, mundësohet kryerja e punëve të operatorëve ekonomikë, si: qarkullimi i lirë për operatorët ekonomikë, transporti i lirë i mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit, duke përfshirë me këtë dokument edhe lëvizshmërinë e lirë të qarkullimit të punëtorëve.
Ndërsa, për të gjithë qytetarët, të cilët kanë nevoja emërgjente, kontrolla mjekësore, kujdestarët për të moshuarit, banorët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, ju lutemi të lajmëroheni në Qendrën Operative Emërgjente në Gjilan, për t’u paisur me leje të shfrytëzueshme për qëllim operimi në kryerjen e nevojave të domosdoshme.
Pra, për operatorët ekonomik dhe punëtorët, referojuni sistemit EDI, për të nxjerrë Certifikatën e të Punësuarit, e cila lëshohet nga Ministria e Financave, përmes administratës tatimore, kurse, për qëllime tjera, jashta veprimtarive ekonomike, duhet të referoheni në Qendrën Operative Emërgjente për tu paisur me leje qarkulluese për nevoja të theksuara më lartë.
https://docs.google.com/spreadsheets/d/1sW5kdwZnBXH3b9fo8SS2oHIs_jps_Mx1ceEQHoZTWmk/htmlview#gid=1618767525
#bashkeiadalim