Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se 17 persona janë shëruar me coronavirus nga qyteti i Gjilanit.
Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, përmes një lidhje në skype, për Radio Star, ka treguar se 17 janë shëruar dhe 7 janë në shërim e sipër, shpresoj që edhe këtë fazë kritike do ta kalojmë sa më shpejt”, ka thënë Ismajli.
Në mbrëmje janë konfirmuar nga IKSHPK, se 3 persona nga qyteti i Gjilani, pas analizave të bëra për herën e dytë, kanë rezultuar negativë dhe së shpejti pritën të lirohen nga Klinika Infektive./RadioStar/