Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Krastrati tha se është i bindur se numri i të infektuarve me Covid-19, në Kosovë është më i madh se 449, dhe thekson se nuk e thotë për të bërë panik por për të pas kujdes, pasi është e paparashikueshme shpërndarja e shpejt e virusit.
Sipas tij, 55 familje dhe 220 persona në këtë komunë, janë në vetizolim, pasi kanë mundur të kenë kontakte.
“Një person ka marrë virusin pasi ka qëndruar 20 minuta në një taksi-kombi”, tha ai.
Ai tha se fal solidaritetit, ka shumë persona që po ndihmojnë këtë komunë dhe është e menaxhueshme situata sa i përket ndihmave që po iu ofrohen këtyre familjeve.