Në kohën kur coronavirusi është përhapur në tërë globin botëror, shumë familje kanë nevojë për t’ju dalë në ndihmë.
Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka falenderuar kompanin “Globi M.I”, me pronar Nexhat Hazirin, ka falenderuar atë i cili i është bashkuar nismës për ti dalë në ndihmë familjeve në nevojë.
Postimi i plotë:
Edhe Nexhat Haziri, me kompaninë e tij “Globi M.I”, në vazhdën e participimit të bizneseve të shumta dhe të qytetarëve, “Globi M.I”, na u bashkangjit në ndihmë për familjet në nevojë, me medikamente. Biznesi i Nexhatit, është një ndër bizneset i cili gjithmonë ka qenë prezent në projekte humanitare. Ne do u jemi mirënjohës përgjithmonë, Nexhatit, me kompaninë “Globi M.i”, të cilët çdoherë shfaqen aty ku është nevoja. Bizneset vendore janë dëshmia më e mirë e dashurisë, respektit, e humanitetit, për bashkëqytetarët tanë. Mbështetja dhe stimulimi i këtyre bizneseve duhet të jetë prioritet për vetë shtetin. Ne i gëzohemi faktit që kompania “Globi M.I”, ka arritur të ketë një biznes të qëndrueshëm dhe të suksesshëm në treg, i cili edhe po gjenë mundësinë për t’iu dalë në ndihmë familjeve në nevojë. “Globi M.I” do të mbahet mend nga qytetarët, për vendosmërinë dhe karakterin human të pronarit të biznesit dhe qëndrueshmërinë e tyre ndaj çdo lloj situate të papritur.
Falemnderit, Nexhat Haziri!
#bashkeiadalim