Hykemte Bajrami, përmes një postimi në facebook, ka thënë të ndiqet shembulli i Gjilanit, e cila ka vendosur të ofrojë internet falas për gjithë qytetarët e saj.
Postimi i plotë:
Të ndiqet shembulli i Gjilanit
Komuna e Gjilanit ka vendosur të ofrojë internet falas për gjithë qytetarët e saj. Ky projekt përveç tjerash siguron qasje në mësimin në distancë pothuaj për të gjithë, një hap i jashtëzakonshëm, për të rritur edhe më shumë pjesëmarrjen në mësimin online, sidomos për pjesën e shoqërisë në kushte të rënda financiare.
Presim që edhe komunat tjera të ndjekin shembullin e Gjilanit dhe të ofrojnë internet pa pagesë në këtë kohë pandemie.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovavcinit do të qëndrojë afër secilit nxënës, studentë, prind, mësues, arsimtar e profesor. Do të ndihmojë edhe komunat me aq sa ka mundësi buxhetore. S’do të kursejmë asgjë për të kaluar sa më lehtë COVID-19.
#rrininështëpi
#mësoningashtëpia