IKSHPK ka publikuar raportin për testimet që janë bërë sot, 9 të shëruar dhe 30 kanë dalur pozitiv me CoVid-19 në Kosovë, transmeton Plus TV.
Nga komuna e Vitisë janë testuar 14 mostra, dhe nga këto vetëm 1 ka dalur pozitiv me CoVid-19 në qytetin e Vitisë
Rastet pozitive janë raste kontakti, njëmbëdhjetë (11) raste nga komuna e Suharekë (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Krushicë e poshtme, tre (3) raste Suharekë, dy (2) raste Reshtan dhe një (1) rast Bukosh), nëntë (9) raste me vendbanim në Pjetërshticë-Shtime, dy (2) raste me vendbanim në Fushë Kosovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjakovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Zabel i ulët-Drenas, Bokshiq-Klinë, Viti dhe Topanicë-Kamenicë..