Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, përmes një postimi jë facebook, ka falëmnderuar drejtorin e Fc Dritës, Feti Murselin, i cili i ësht është bashkangjitur aksionit vullnetar sëbashku me skuadrën për t’i dalë në ndihmë familjeve në nevojë.
Postimi i plotë:
Drejtori i FC Drita, Feti Murseli, iu bashkangjit aksionit vullnetar së bashku me skuadrën e tij për t’i dalë në mbështetje familjeve në nevojë. Drejtori, Murseli, me FC Drita janë shembulli më i mirë i përkushtimit të gjithmbarshëm ndaj qytetarëve të Gjilanit. Ata janë solidarizuar dhe janë paraqitur kurdoherë që është nevoja për ta. Drejtori, Murseli, me FC Drita, çdoherë përgjatë veprimtarisë së tyre jetësore dhe profesionale, nuk kanë rreshtur së vepruari në drejtim të arritjes së sukseseve të bashkëqytetarëve tanë, në të njëjtën kohë, domosdoshmërinë dhe nevojën për ta ndihmuar çdo familje të cilën e konsiderojnë si të barabartë, ku sipas tyre, askush, nuk guxon të jetë mangu ndaj gjërave bazë të ushqimit ditorë. Ne i jemi mirënjohës dhe falënderues, drejtorit, Murseli, të cilët me kapionin FC Drita”, nuk kanë rreshtur asnjëherë së vepruari në dhënien e sukseseve për qytetarët tanë, duke i gërshetuar ato suksese edhe me ndihmë të vazhdueshme për familjet në nevojë.
Falemnderit, drejtor, Feti Murseli dhe FC Drita!
#bashkeiadalim