Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati ka dhën mbrëmë një lajm të mirë për qytetarët e tij.
Kastrati ka njoftuar se tash e dy ditë në Kamenicë nuk ka asnjë rast të ri me koronavirus.
Ai ka falenderuar qytetarët të cilët po i respektojnë të gjitha udhëzimet.
“Për dy ditë rradhazi nuk kemi asnjë rast të diagnostifikuar me virusin SARS-CoV-2ë. Padyshim që është lajm i mirë, e për këtë duhet me ju falënderu të gjithëve qe po i respektoni të gjitha udhëzimet. Durojmë edhe pak sepse ditë të mira na presin”, ka shkruar Kastrati në Facebook.