Kolosi e dëshmori i madh i kombit, Ibrahim Uruqi – Hushi, ra në betejën e Marevcit për tu mos u harruar kurrë se gjaku i tij është liria e Kosovës.
“Hushi” siç e thërrisnin të gjithë, asnjëherë nuk u gjunjëzua para okupatorit Serb, ai e luftoi me gjak këtë okupator shekullor i cili donte ta shfaroste nga
faqja e dheut popullin shqiptarë.
Ideali i dëshmorit të kombit, Ibrahim Uruqi, ishte që populli i tij të jetë i barabartë si të gjithë popujt anembanë botës, e jo të jenë të shtypur e të masakruar vetëm pse folnin gjuhën e ëmbël shqipe që aq shumë e deshi.
Sot 21 vite, me 21 prill 1999, Ibrahim Uruqi – Hushi, ra në altarin e lirisë duke i dhuruar popullit gjakun e tij për liri.
Sot pas 21 vitesh, Shemsi Syla, Zv.Komandant i Zonës Operative të Karadakut, me admirim kujton bashkëluftëtarin e tij, Hushin.
“Hushi luftoi gjerë në frymën e fundit për lirinë e Kosovës, ishte luftëtar i rrallë dallohej për trimëri të rrallë, ai kishte një ideal që nuk e sprapste në asnjë moment e ajo ishte liria e popullit shqiptar, Ibrahim Uruqi ra në betejë e Marevcit e gjaku i tij është liria e Kosovës. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, dëshmorit të kombit Ibrahim Uruqi”.
Në kujtimin e përvjetorit të dëshmorit, Ibrahim Uruqi, kryetari i Komunës së Gjilanit, ka përkujtuar.
“Lajmin për rënien e Ibrahim Uruqit – Hushit, e kam përjetuar shumë rëndë. E kam pritur ardhjen e tij deri më 15 qershor, kur ma konfirmuan se Hushi i ishte bashkuar radhëve të dëshmorëve dhe nuk do të na kthehet më, duke u shndërruar në roje të përjetshme të lirisë së Kosovës.
Hushi u bë shembulli më i mirë i sakrificës, jo në familje, lagje e qytet, por kudo që jetojnë shqiptarët në trevat etnike. Me krenari e them që jam i nderuar, që jam edhe unë njëri nga shokët që ka ecur në një kohë të vështirë, të gjatë e të rëndë me Hushin. Lavdi e përjetshme!
Sot në lirinë të cilën po e gëzojmë fal gjakut të dëshmorëve të kombit, Shkolla Fillore “Ibrahim Uruqi” në Bresalc me krenari mbanë emrin e kolosit të lirisë.
Familjarët, shokët, qytetarët, fshatarët e bashkëluftëtarët, sot me nder e respekt kujtojnë veprën heroike të kolosit të lirisë, Ibrahim Uruqi – Hushi.