Familja Maloku nga Gjilani e ka bërë publike llogarinë bankare, përmes të cilës mund ta ndihmoni Hamdi Malokun, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.
E kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri përmes një postimi të bërë në Facebook, ka folur fjalë të mira për Hamdiun, të cilin e quan njeri të ndershëm e punëtor të madh. Ai madje ka ndarë 500 euro nga paga e tij për të ndihmuar atë, e këtë apel e ka për të gjithë.
Postimi i plotë:
Hamdiun e njohim të gjithë si njeri të ndershëm dhe punëtor të madh. Si Komunë, i kemi ndihmuar saherë ka pasur nevojë. Kemi qenë dhe do të jemi afër familjes Maloku në vazhdimësi. Apeloj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që ta ndihmojnë në këtë kohë të nevojshme për ta. 500 euro unë i kam ndarë nga rroga ime, ndërkaq 500 euro të tjera në emër të Komunës së Gjilanit. Kontribo. Shpëto jetë. Për Hamdiun tonë, për Familjen Maloku!