Presidenti Hashim Thaçi, sot i ka shkruar edhe një letër kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.
Presidenti Thaçi, i ka thënë kryeministrit në detyrë, Kurti, se me veprimet e tij nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për propozimin e kandidatit të ri për ta formuar Qeverinë.
“Prandaj në përputhje me nenin 95 të Kushtetutës dhe aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr.K0103/14 do të bëjë konsultim të përbashkët me liderët e partive politike për hapat e mëtejmë”, thuhet në le
trën që presidenti i ka dërguar sot Kurtit.