Lideri i LDK-së, Isa Mustafa është deklaruar pas takimit të thirrur nga presidenti Hashim Thaçi, ku tha se sot si lider i LDK-së ka komunikuar në forma të ndryshme me disa nga partnerët me të cilët kanë shprehur vullnetin për të lidhur koalicion.
Mustafa i dha prioritet çështjeve të tjera personale, kur u pyet se a ka mundësi që ai të jetë kryeministër i ardhshëm.
Madje Mustafa u pyet edhe për Kujtim Shalën, si emër potencial për këtë post, por tha se LDK nesër do ta bëjë të ditur emrin për kryeministër të ri të Kosovës.
“Me AAK-në, me Nismën socialdemokrate të Kosovës me përfaqësuesit e partive jo-shumicë poashtu kemi diskutuar dhe kemi marrë vullnetin e përkushtimin e tyre.Nuk kemi numëruar votat, por jemi të bindur që këto subjekte e kapërcejnë atë që e kërkon Kuvendi dhe Kushtetuta për formimin e një qeveri të re. Nesër në Kryesi do të diskutojmë për mandatarin, do të marrim edhe miratimin e Këshillit të Përgjithshëm, s’kemi mundësi të thërrasim por do komunikojmë në mënyrë elektronike, më pas edhe një cilët me partnerët dhe të argumentojmë te presidenti se e kemi këtë shumicë”, tha Mustafa.
Mustafa u pyet nëse ka vullnet për t’u kandiduar sërish për kryeministër, ku tha se s’mund të thotë se a ka vullnet për kandidim