I nderuari kryetar i BIK-ut në Gjilan, Naim Aliu,
Të nderuar qytetarë të besimit Islam,
Nga nesër, besimtarët mulsimanë i nënshtrohen muajit të disiplinimit, të solidaritetit, të dashurisë për njëri-tjetrin, të vetëpërmbajtjes dhe lutjeve. Andaj, dua t’ua uroj përzemërsisht muajin e madhërishëm Ramazan, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë dhe pranim nga Krijuesi i gjithësisë.
Sikurse e gjithë bota, ashtu edhe Kosova dhe në përgjithësi shqiptarët, kanë nevojë për më shumë paqe, mirëkuptim, tolerancë, dhe pranim edhe të mendimit edhe të besimit ndryshe. Ndryshimet nisin nga veta e parë, le t’ia nisim të parët ne, secili veç e veç, dhe të mirat i finalizojmë bashkë.
Sinqerisht,
Rexhep Kadriu