Nga të dhënat e sapo publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, del se, nga 55 mostra të marra, nga Komuna e Gjilanit, të gjitha rezultuan me rezultat negativ. Praktikisht, ne po e përballojmë një vatër të plotë prej 55 rasteve të mundshme. Tani më situata është nën kontrollë të plotë, ku janë kontaktuar e marrë mostrat sipas kontakteve të kontakteve me COVID19, ku fatmirësisht, të gjitha rezultuan si negative.
Edhe 4 rastet e mbrëmshme, kanë qenë raste të pritura, pasi që janë raste të listës A të kontaktit të ngusht familjarë. Pavarësisht kësaj, po punohet që ky rreth të jetë nën kontrollë të plotë, duke u përkujdesur për ta, dhe, duke mos lënë që të kem raste të reja, jashta rasteve të kontakteve, të cilat në një formë janë raste të pritura, mirëpo, fatmirësisht, rezultuan si negative.
Nga 51 raste tototale në Komunën e Gjilanit, të shëruar janë 18 raste, në hospitalizim janë 9 raste dhe në vetë-izolim janë 22 raste, ndërsa, fatkeqësisht, kemi 2 raste vdekje nga komuna jonë. Ne, familjes së tij, dhe, të gjithë atyre që e njohën, iu shprehim ngushëllimet më të sinqerta, duke u lutur, që ky rast të jetë rasti i fundit në përballje me këtë pandemi.
Ju lutemi, vazhdoni të jeni stoik edhe pak ditë, respektoni rregullat, bëhuni parimorë ndaj vetëvetes dhe familjes suaj. Mos dilni pa nevojë, ruane shëndetin e juaj. Shtoni higjienën familjare. Kjo është mënyra më e sigurtë për ta parandaluar këtë virus i cili po ndërton ura përhapjeje nëpër botë.
#bashkeiadalim