Haziri përmes një postimi në facebook, u shpreh i lumtur që nga mostrat e marra në Gjilan, rezultuan negativ.
Haziri ka apeluar qytetarët e Gjilanit, të rrin në shtëpi sepse nuk ka më tolerancë.
Postimi i plotë:
Dita45. Jam i lumtur që 54 mostrat e marra sot në Gjilan, që të gjitha rezultuan negative me #COVID19. 15 rastet e mbrëmshme janë si pasojë e thyerjes së rregullave të karantinës. Nga nesër vazhdojmë me shtrëngim të masave dhe kushdo që i thyen, do të procedohet sipas ligjeve në fuqi. S’ka më tolerancë. #rriNshpi. Është më mirë se n’burg!