Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, është takuar me ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, të cilin e ka informuar në lidhje me situatën aktuale në sistemin financiar dhe bankar, si rezultat i situatës së krijuar për shkak të COVID-19 dhe menaxhimin e kësaj situate nga ana e BQK-së.
Në takim u diskutua në veçanti rëndësia e planit të rimëkëmbjes ekonomike me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë të situatës së krijuar për shkak të pandemisë.
Guvernatori Mehmeti siguroi ministrin në detyrë Bislimi se BQK-ja do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme konform mandatit të saj ligjor për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike në vend.
Mehmeti dhe Bislimi shprehën gatishmëri për bashkërendim të aktiviteteve ndërmjet institucioneve dhe u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen.