Sot gjatë ditës, nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, me stafin e tij kanë vizituar komunitetin romë, ku shkolla e gjuhës rome në Gjilan, përfituar kompjuter nga donatorët të cilët i dhuruan Komunës së Gjilanit,për këtë komunitet!
Kompania “Led com”, me Mehmet Sopa, dhe, Refik Ramadani, sot gjatë transmetimit live në ‘RADIO STAR’, kanë shprehur gadishmërin e tyre për ti dhuruar edhe 10 kompjuterë.
10 kompjuterët do të jenë donacion për 10 familje rome, të cilët do iu shërbejnë fëmijëve, për të qenë sa më afër përmbushjes së nevojave dhe detyrave të tyre arsimore – edukuese, që do të jenë në funksion të largimit të pasivizimit nga procesi edukativo-arsimorë, përshkak të pandemisë COVID19,
Kompania “Led Com”, po tregon vullnetarizëm të pashoq, për të qenë sa më afër përmbushjes së nevojave dhe kërkesave të fëmijëve të këtij komuniteti.