Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se sot Thesari i Kosovës ka urdhëruar ekzekutimin e pagesave sipas vendimit të qeverisë për pakon emergjente
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Ministria ka bërë me dije se bazuar në procedurat bankare, në llogaritë bankare sot i kanë pranuar mjetet 14,598 punonjës, kurse të tjerët thonë se do t’i pranojnë ditën pasuese të punës.
“Pas përfundimit të këtij ekzekutimi të parë do të vazhdojë ekzekutimi edhe për punonjësit tjerë në javët vijuese”, thuhet në komunikatë.
Komunikata:
??????????? ????? ? ???? ??̈? ???????̈??? ? ???????? ??????
Prishtinë – 30 prill 2020
Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se sot Thesari i Kosovës ka urdhëruar ekzekutimin e pagesave sipas vendimit të qeverisë për pakon emergjente 31/2020, përkatësisht masën 3, për 41,177 punonjës përfitues, pas aprovimit nga komisioni i autorizuar për shqyrtimin e këtyre aplikacioneve.
Bazuar në procedurat bankare, në llogaritë bankare sot i kanë pranuar mjetet 14,598 punonjës kurse të tjerët do t’i pranojnë ditën pasuese të punës.
Pas përfundimit të këtij ekzekutimi të parë do të vazhdojë ekzekutimi edhe për punonjësit tjerë në javët vijuese.