Shkruan: Fitim Guda
83 vite me pare lindi doktori i pare i stomatologjise ne Anamorave, si dhe njeri nder themeluesit e shkolles se infermierise ne Gjilan.
I shkolluar ne kushte te veshtira por kurre nuk i’u zbehe deshira per te arritur objektivat e tija!
I brymosur me ide perparimtare, mendja e tij ishte e harlisur pas idese per prekjen e majave te diturise.Kurre nuk rreshti se punuari per kauzen e tij.
Me shoket e vet te kohes, vendosi themelet e mjeksise Gjilanase.
Sot ne ditelindjen e 83 te doktorit, perulemi deri ne pafundesi ndaj vepres se te gjithe atyre, qe ne rrethanat e dhena me aq ndershmeri i sherbyen ketij vendi!
Doktor Jusuf Ismaili edhe sot mbetet i tille, plot elan per jete, i dashur per te gjithe si dhe shume njerzor ndaj te gjithve!
Te paçim me shendet te mire, e jete te gjate Dr.Jusuf!