Kryetari Haziri, përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka thënë seështë lajm i mirë që në Gjilan nuk ka asnjë rastë pozitiv me Covid-19, kurse lajmi tjetër është që Gjykata Kushtetuese, me vendimet e sotme, e dëshmoi rolin e gardianit të demokracisë.
Postimi i plotë:
#Dita50. Lajmi i mirë është që në Gjilan nuk e kemi asnjë rast pozitiv me Covid19. Vetëm kështu, duke i zbatuar strikt masat, e preventojmë përhapjen e virusit. Falëmnderit shumë qytetarëve që u janë përgjigjur thirrjeve tona, duke qenë lojal në vendimet shtetërore.
Ndërkaq, lajmi tjetër është se Gjykata Kushtetuese, me vendimet e sotme, e dëshmoi rolin e gardianit të demokracisë. Duhet t’i respektojmë me përpikmëri dhe të qëndrojmë në shtëpi. #rriNshpi