Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, pas paralajmërimit të heqjes së masave kufizuese si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe hapjen graduale të ekonomisë, thotë se ka marrë dhjetëra ankesa nga pronarët e restoranteve dhe sallave të dasmave, hoteleve dhe shërbimeve të tjera.
Në kuadër të fazës se tretë të planit të Qeverisë për largimin gradual të masave kufizuese, si pasojë e pandemisë COVID-19, nga 2 qershori është paraparë edhe hapja e lokaleve të gastronomisë, por jo edhe e restoraneve, hoteleve dhe sallave për organizimin e dasmave dhe ahengjeve të ndryshme.
Kjo, sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, nxitur edhe reagimin e pronarëve të sallave të dasmave, hoteleve, kompanive që merren me dekorime, kreatorë, shitës të veshmbathjeve, kompani që organizojnë ngjarjet.
“Nëse situata epidemiologjike dhe masat përcjellëse, sidomos distanca sociale që do të na përcjell për një kohë më të gjatë, që praktikisht e pamundëson mbledhjen e një numri të madh të njerëzve në një vend, atëherë duhet të ulemi me të gjithë akterët dhe të bëjmë një plan për mundësitë e kompensimit të dëmeve, shtyrjen e kontratave me klientët, lehtësirat tatimore, programimet e borxheve teëkrijuara për kostot fikse, etj.”, ka thënë Rukiqi, përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë i Rukiqit:
“Per organizimin e ahengjeve, dasmave dhe demet ekonomike ne zingjirin e ofruesve te sherbimeve te lidhura me organizimin e tyre
Keto dite kam pranuar dhjetera kerkesa dhe ankesa nga pronare te salla te dasmave, hoteleve, kompanive qe merren me dekorime, kreatore, shites te veshmbathjeve, kompani qe organizojne ngjarje, kamermane, etj dhe dua t’i jap disa sqarime per pritjet qe mund t’i kemi ne raport me organizimet e dasmave dhe ahengjeve, sidomos pee kete vere.
– Organizimi i dasmave dhe ahengjeve pa dyshim eshte nje nder hallkat e rendesishme te qarkullimit monetar qe krijohet ne ekonomine tone, sidomos gjate muajve te veres, pasi qe nderlidh mijera kompani dhe individe te cilet nje pjese te konsiderueshme te stabilitetit financiar dhe mbijeteses ne biznes, e kane te lidhur me keto organizime. Pra nuk jane vetem sallat e dasmave, por jane edhe tregtia me shumice, tregtia me pakice, patundshmeria, bizhuterite, muzicientet, sherbimet estetike, sektori i veshmbathjeve, fotografet, kameramanet, etj.
– Gjitheashtu edhe nje pjese e mire e vizitave te diaspores eshte e lidhur me pjesemarrjene ne ahengjet familjare,
– Plani i largimit te masave kufizuese nuk e parasheh largimin e kufizimit per organizim te ahengjeve dhe dasmave ne 3 fazat e para, por as nuk nenkupton qe ne kete faze ka vendim qe nuk do te organizohen fare (shih tabelen ne fotografi, pjesa e gjelbert, pra do te rivlersohet gjate fazes te trete). Vendim do te kete ne varesi te situates epidemiologjike.
– Nese situata epidemiologjike dhe masat percjellese, sidomos distanca sociale qe do te na percjell per nje kohe me te gjate, qe praktikisht e pamundeson mbledhjen e nje numri te madh te njerzve ne nje vend, atehere duhet te ulemi me te gjithe akteret e lartecekur dhe te bejme nje plan per: mundesite e kompenzimit te demeve, shtyrjen e kontratave me klientet, lehtesirat tatimore, programimet e borxheve re krijuara per kostot fikse, etj.
– Nga java tjeter do t’i takoj shume nga ata qe i ceka me larte, per te diskutuar situaten e veshtire neper te cilen po kalojne dhe zgjidhjet alternative per cdo situate qe mund te krijohet”(sic.), ka shkruar Rukiqi. /Telegrafi/