Mbyllja e shkollës, si një nga masat shtrënguese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ka krijuar një problematikë të re për nxënësit, prindërit dhe vetë mësuesit.
Herolinda Bucaliu-Bajrami, kanë punuar në vazhdimësi për të zhvilluar aktivitete të ndryshme në distancë.
Përderisa shkollat në Kosovë janë mbyllur për nxënës për më shumë se një muaj e gjysmë si masë mbrojtëse ndaj tyre nga përhapja e koronavirusit, kjo nuk do të thotë se këto shkolla po rrinë kot dhe duarbosh.
Bucaliu-Bajrami, ka thënë pasi këto ditë po qëndrojm të izoluar të gjithë në shtëpijat tona, unë jam munduar t’i argëtoj fëmijët në forma të ndryshme, duke i zhvilluar gjitha argëtimet online, dhe qëllimi është argëtimin dhe e kam bërë si mision aktivitetet deri në përfundimin e karantinës.
Ajo ka treguar se ka filluar nga java e parë e mbylljes dhe do të vazhdoj deri sa të qëndrojmë të izoluat, Bucaliu-Bajrami thotë se misioni i këtyre ditëve është që fëmijët mos të kenë ditë të vështira brenda mureve të shtëpisë, dhe këto ditë t’i shijojnë sikur të ishin ditë pushimi.
Bucaliu-Bajrami, tregon se të gjitha këto aktivitete po mundohem që ti postoj në ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’ ,dhe të mund t’i shohin edhe fëmijët e tjerë, dhe ditët ti kalojn me lojera të ndryshme.
Video:IMG_6559