Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmea një statusi në ‘facebook’, thotë se nga e hëna do të fillojnë me masat lehtësuese por me kujdes të shtuar.
Postimi i plotë:
#Dita51. Gjilani dhe Anamorava e morën lajmin e mirë sonte. Asnjë rast pozitiv me #Covid19 dhe disa të shëruar. Falëmnderit të gjithëve për angazhim, qytetarët për lojalitet dhe bashkëpunim. Nga e hëna fillojmë me masa lehtësuse, por me kujdes të shtuar. Vetizolim, distancim social, pa mysafirë e miq edhe për një kohë. I kthehemi punës në disa sektorë, por me masa mbrojtëse. Ende kemi punë për ta mposhtur #Covid19. I kemi 20 qytetarë pozitivë në vetizolim, 3 në spital, derisa 2, fatkeqësisht, kanë ndërruar jetë. Pra, mos harroni. #rriNshpi